Mirė se vini nė faqen tonė tė internetit!                 ENG | ALB | SER

 

 

3. pėrmbledhje e projektit 

 

3.1. Objektivi i pėrgjithshėm (PiD)

 Objektivi i pėrgjithshėm i kėtij projekti ėshtė “ta mbėshtesė Qeverinė e Kosovės nė pėrmirėsimin e cilėsisė dhe efikasitetit tė arsimin dhe shėrbimeve tė trajnimit, veēanėrisht nė arsimin parauniversitar, nė perspektivė tė mėsimit gjatė gjithė jetės dhe tė punėsueshmėrisė, nė pajtim me marrėveshjen pėr qasjen tėrė sektoriale nė arsim (SWAp), dhe nė pajtim me standardet e BE-sė.

 

3.2 Qėllimet e Projektit (PiD)

 “T’i ofrojė mbėshtetje Ministrisė sė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė (MASHT) pėrmes asistencės teknike me qėllim qė:

 

Tė pėrforcojė dhe tė ndėrtojė kapacitete brenda MASHT-it pėr ta menaxhuar sektorin e arsimit, me mbėshtetjen e koordinuar tė partnerėve donatorė, dhe pėr tė parashikuar me efektivitet financimin e sektorit tė arsimit si dhe pėr tė monitoruar progresin e implementimit tė strategjive tė sektorit tė arsimit.  (Komponenti 1).

 Tė rishikojė dhe tė zhvillojė mė tej draftin e Kornizės sė Kurrikulit Kombėtar duke pėrfshirė ndėrtimin e kapaciteteve dhe trajnimin e zhvilluesve tė Kurrikulit dhe faktorėve tjerė relevant qė nevojiten pėr zhvillimin efektiv dhe implementimin e Kurrikulit tė ri. Mbėshtetja pėrfshin masa qė promovojnė pėrfshirjen e minoriteteve nė arsim pėrmes zhvillimit tė kurrikulit. (Komponenti 2).   

 Tė rishikojė dhe ta zhvillojė mė tej Profilin e Kompetencave tė Mėsimdhėnėsve dhe katalogun e trajnimeve pėr mėsimdhėnės, si dhe tė ndėrtojė kapacitete pėr zhvillimin e politikave tė trajnimeve tė mėsimdhėnėsve me qėllim tė pėrmirėsimit tė cilėsisė sė arsimit fillorė dhe tė mesėm nė Kosovė. (Komponenti 3).

 

3.3. Termat e Referencės - Rezultatet

Rezultatet pėr secilin komponent janė detajuar nė PiD dhe janė adresuar nė kėtė raport nė Seksionin 4 mė poshtė. Rezultatet/tė arriturat kryesore specifike tė projektit sipas komponentėve janė si vijon:

 

Komponenti 1 

·         Themelimi i grupit punues ndėr departamental

·         Strategjitė e arsimit tė afatizuara, aranzhimet monitoruese dhe kohore duke pėrfshirė raporte tė rregullta dhe sistematike tė progresit

·         Themelimi dhe mirėmbajtja e strukturės gjithėpėrfshirėse tė SWAp-it, duke pėrfshirė Grupin Punues tė SWAp-it, Sekretariatin e SWAp-it, Forumin e Akterėve tė SWAp-it

·         Pėrgatitja, fillimi dhe mbėshtetja e Rishikimeve tė Pėrbashkėta Vjetore

·         Rishikimi i kėrkesave pėr instrumentin softuerik pėr planifikim financiar, dizajnimi dhe pėrdorimi i tij

·         Mbėshtetja e organizimit dhe implementimit tė Punėtorive Vjetore pėr Planifikim tė Buxhetit

·         Dizajnimi i instrumenteve planifikuese pėr pėrdorim qendror dhe komunal

·         Ofrimi i trajnimeve pėr pėrdorimin e instrumenteve planifikuese

·         Rishikimi i kėrkesave pėr stafin e MASHT-it dhe DKA-ve

·         Sigurimi i njė kuptueshmėrie tė pėrbashkėt brenda MASHT-it nė nivelet qendrore dhe komunale pėr ndėrtimin e SWAp-it dhe hapave qė kėrkohen pėr ta arritur atė

·         Rishikimi i nevojave pėr zhvillimin e instrumenteve pėr monitorim dhe vlerėsim pėr tė plotėsuar punėn e SIMA-as

·         Zhvillimi i instrumenteve pėr monitorim dhe vlerėsim

·         Zhvillimi i kapaciteteve tė njėsive tė zgjedhura tė MASHT-it nė nivel qendror dhe komunal, sipas nevojės

·         Dizajnimi dhe lansimi i uebfaqes sė SWAp-it

·         Sigurimi i mėsimit tė pėrbashkėt dhe shkėmbimit tė aktiviteteve me institucionet simotra nė rajon dhe shtetet anėtare tė BE-sė

·         Zhvillimi dhe propozimi i instrumenteve pėr pėrmirėsimin e koordinimit tė donatorėve

·         Themelimi dhe mbėshtetja e Grupit pėr Koordinimin Teknik tė Projekteve tė Mbėshtetura nga Donatorėt

·         Mbėshtetja e pikės referuese tė donatorėve.  

Komponenti 2

·         Parashtrimi i KKK-sė sė rishikuar nė MASHT e cila ėshtė plotėsisht gjithėpėrfshirėse pėr tė gjithė nxėnėsit dhe i adreson nevojat e komuniteteve jo shumicė[1]

·         Kompletimi i procesit tė konsultimit publik

·         Caktimi dhe trajnimi i grupeve drejtuese dhe lėndore

·         Prodhimi i udhėzuesve pėr zhvillimin e silabusave

·         Zhvillimi i kapaciteteve tė MASHT-it pėr menaxhimin e implementimit tė KKK-sė. Zhvillimi i udhėzuesve pėr sigurimin e cilėsisė pėr procesin e implementimit

·         Implementimi i KKK-sė nė faza, duke filluar me njė numėr shkollash “udhėheqėse”

·         Vendosja e sistemit tė monitorimit dhe vlerėsimit dhe pranimi i komenteve tė implementimit.

Komponenti 3

·         Pajtueshmėria me tė gjithė akterėt pėr Profilin e Kompetencave tė Mėsimdhėnėsve

·         Aprovimi i sistemit tė kredive tė mėsimdhėnėsve nga MASHT-i

·         Pėrgatitja printimi dhe shpėrndarja e Katalogut tė trajnimit tė mėsimdhėnėsve

·         Zhvillimi i kapaciteteve tė MASHT-it pėr menaxhimin e TMPSHP brenda njė kornize kombėtare pėr trajnimin e mėsimdhėnėsve

·         Krijimi i lidhjeve nė mes tė institucioneve pėr trajnimin fillestar tė mėsimdhėnėsve tė arsimit tė lartė dhe ofruesve tė TMPSHP

·         Prodhimi i manualit pėr standardet dhe procedurat e programeve/ofruesve tė TMPSHP dhe pėrgatitja pėr miratimin e tij

·         Vendosja e sistemit tė koordinuar pėr ofrimin e shėrbimeve tė aftėsimit tė mėsimdhėnėsve dhe pėr monitorim tė pėrformancės (korniza kombėtare e trajnimit tė mėsimdhėnėsve).

 

3.4. Pėrfituesit

Pėrfituesit kryesor tė EU Education SWAp janė MASHT-i, Drejtoritė Komunale tė Arsimit (DKA-tė) dhe shkollat e Kosovės. Sipas Nenit 3 (a-l) tė Ligjit pėr Arsimin nė Komuna (2008), MASHT-i mbetet pėrgjegjės pėr “zhvillimin dhe promovimin e njė sistemi arsimor jo-diskriminues, mėsimit joformal dhe mėsimit gjatė gjithė jetės, politikave gjithėpėrfshirėse pėr integrimin e personave me aftėsi tė kufizuara nė sistemin e arsimit, njė sistemi gjithėpėrfshirės pėr certifikimin e tė gjithė mėsimdhėnėsve nė Kosovė, dhe pjesėmarrjen e prindėrve dhe komunitetit nė aktivitetet arsimore dhe forma tjera tė marrėdhėnieve shkollė-komunitet nė nivelin lokal”.


 

[1] UNICEF ka filluar procesin e zhvillimit tė Kornizės Kombėtare tė Kurrikulit, sė bashku me UNESCO/IBE. Projekti i BE-sė do ta mbėshtesė procesin e implementimit, duke filluar me zhvillimin e silobusave.


 

 

 

    


 

Pėrditėsimi i fundit: 11 prill 2013

 

Ballina        Lajme        Aktivitete        Partnerėt        Kontakti        Vegėza      

Copyright © EU EDUCATION SWAp Project